Acar i madh dhe reshje borë, kështu do të jetë moti në vikend

09:11 | 26 Janar 2019

Reshjet e borës dhe rënia e temperaturave janë kthyer mbi vendin.

Reshjet e borës gjithashtu kanë vështirësuar edhe qarkullimin në trafik.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me reshje të dobëta bore, kryesisht në orët e para të ditës.

Sipas institutit, gjatë ditës do të mbajë mot i vranët.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 0 deri 1 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike do të shënojë ngritje të lehtë. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-5m/s.

Komento: