Acar i madh, përgatituni për dimrin e vërtetë sot

08:32 | 02 Janar 2019

Nëse keni bërë plane për ditën e sotme, së pari bëni mirë qe të shikoni parashikimin e motit.

Të mërkurën masa ajri të ftohta arktike do të afrohen në vendin tonë.

Moti do të jetë me vranësira reshje bore në zonat malore, ndërsa në zonën perëndimore do të ketë reshje shiu.

Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NË) me shpejtësi 15 m/sek në bregdet.

Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat min dhe max:

Zonat malore -4/2°C

Zonat e ulëta 1/11°C

Zonat bregdetare 4/11°C.

Komento: