Acar i vërtetë në Kosovë, përgatituni për këto temperatura sot – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Acar i vërtetë në Kosovë, përgatituni për këto temperatura sot

08:33 | 27 Janar 2019

Keni bërë plane për ditën e sotme? Së pari bëni mirë të shihni temperaturat që do të mbretërojnë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër në vendin tonë temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -5 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot i vranët dhe me kthjellime. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike vazhdon të jetë në rritje. Do të fryjë erë nga juglindja e lehtë deri mesatare.

Sasitë e reshjeve të borës së fundit kanë shënuar këto vlera:

Prishtinë 11 cm, Pejë 16 cm, Podujevë 34 cm, Mitrovicë 13 cm, Ferizaj 24 cm.

Ndërsa në viset malore sasitë e reshjeve kanë lëvizur ndërmjet 40-60 cm”, njofton IHMK.

Komento: