Acar i vërtetë sot, iu presin temperatura të pabesueshme – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Acar i vërtetë sot, iu presin temperatura të pabesueshme

09:10 | 07 Janar 2019

Keni bërë plane për ditën e sotme!?

Bëni mirë që së pari të shikoni motin që do të mbretëroj.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme do të mbajë mot i vranët.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), gjatë ditës së sotme në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të dobëta bore.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -5 deri -7 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -2 gradë celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi deri 12m/s.

Ndërkaq që nga dita e nesërme, sipas IHMK-së, do të mbajë do të mbajë mot kryesisht i vranët me intervale të shkurta me diell, por i ftohtë dhe me acar.

“Do të ketë vranësira të cilat do të jenë aktive dhe do të shoqërohen me reshje bore të intensitetit të dobët deri mesatar. Temperaturat minimale parashihen të zbresin deri -13 gradë Celsius, ditën e marte, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri zero gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Kjo gjendje sinoptike ka tendencë të ndryshojë pas gjysmës së dytë të muajit, duke krijuar kushte për rritjen e temperaturave, por që reshjet kohë pas kohe do të jenë prezente.

Era do ta mbajë vazhdimisht drejtimin e verilindjes dhe veriperëndimit, me shpejtësi deri 12m/s, por në intervale të shkurta do të kemi masa të ajrit edhe nga juglindja.
Më poshtë ju sjellim tabelën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore.

Komento: