Temperaturat e ulëta e kanë përfshirë edhe Shqipërinë.
Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit raporton se temperaturat do të vijojnë të jenë të ulëta edhe gjatë ditëve në vijim.
Sipas IGJEUM sot pasdite dhe nesër priten reshje lokale të dobëta në zonat malore në disa qarqe.
Ato do të jenë në formë dëbore.
TEMPERATURAT
Ato do të mbeten të ulëta deri nesër në mëngjes (dt.08) për shkak të masave ajrore arktike, të cilat pritet të largohen nga rajoni ynë nesër në mbrëmje. Kjo do të sjellë ngrica sonte natën në të gjithë vendin.
Më konkretisht, nesër (e martë dt.08) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: -3 / 5 °C
në vendet e ulëta: -4 / 4 °C
në vendet malore: -15 / -4 °C
ERA
Sot pasdite (e hënë dt.07) pritet të fryjë e lehtë deri mesatare për momente të shkurtra deri e fortë, ndërsa nesër (e martë dt.08) ajo pritet të fryjë e lehtë.