‘Acarohet’ Ronaldo, vjen me një reagim të ashpër

18:26 | 13 Maj 2019

Deklaratat e fundit të Ronaldos, tregojnë se lojtari është paksa i acaruar.

Cristiano Ronaldo ka deklaruar se dëshiron t’u tregojë të gjithëve se ai është një person i zakonshëm si të gjithë, dhe jo një ‘robot’.

Ylli portugez nuk arriti të ndihmonte Juventusin në derbin kundër Romës, ku kampionët e Italisë u mposhtën 2:0 në ‘Olimpico’.

Ronaldo edhe pse 34 vjeçar, po vazhdon të paraqitet në nivele të larta, por thekson se njerëzit po e ruajnë me “pushkë” në dorë duke pritur një gabim të tij për ta kritikuar.

“Unë nuk mendoj se njerëzit besojnë unë jam një robot, por ata më shohin si dikush që nuk mund të ketë kurrë një problem, nuk mund të jetë kurrë i trishtuar”, ka deklaruar Ronaldo, përcjell lajmi.

“Njerëzit identifikojnë suksesin, duke qenë i lumtur me para: “Si mund të jetë i trishtuar apo të ketë një krizë nëse ai është një milioner?”.

“E di që njerëzit qëndrojnë me ‘pushkë’ në dorë duke pritur që unë të humbas një penallti ose të dështojë në ndeshje vendimtare për të më kritikuar”.

Komento: