Adelina Ismaili bëhet me ‘krahë’, shfaqet një ‘DIVË’ e vërtetë

20:53 | 20 Tetor 2022

Adelina Ismaili, cilësohet si DIVA e muzikës shqiptare.

Me muzikën e saj në fillimet e para, ajo solli një rrymë tjetër, duke thyer shumë tabu si në veshje ashtu edhe në tregun muzikorë, shkruan ORAinfo.

Ajo gjithmonë është pëlqyer shumë nga audienca e saj besnike, pasi gjithmonë ka sjellë risi në çdo vit.

Gjithsesi, tani ajo ka hequr dorë nga muzika, e i është përkushtuar më shumë profesionit tjetër, atë të moderatores.

Ajo sonte ka publikuar një foto ku shfaqet e veshur me një fustan të gjatë e të ngushtë.

Me stil unik, ky fustan e ka bërë me ‘krahë’ Divën e Kosovës. /ORAinfo/

Komento: