Adelina Ismaili do ta publikojë intervistën me hoxhën Drilon Gashi në Facebook, pas vendimit të RTK-së: Unë besoj ende në liri

21:03 | 02 Mars 2024
adelina-ismaili-do-ta-publikoje-intervisten-me-hoxhen-drilon-gashi-ne-facebook,-pas-vendimit-te-rtk-se:-une-besoj-ende-ne-liri

Pas vendimit të RTK-së për të ndaluar transmetimin emisionit të Adelina Ismailit e cila kishte të ftuar teologun Drilon Gashi, këngëtarja reagoi me një postim duke thënë se do ta publikojë këtë episod në llogarinë e saj në Facebook.

Ismaili gjithashtu bëri të ditur se transmetimi i këtij episodi të emisionit të saj “Show i së premtes” do të bëhet të dielën.

“Unë jam Adelina e vogël që këndonte ‘Me dy gishta përmbi sy të kërkoj demokraci’ me Zanfinen 5 vjeçare, nën hundët e milicisë. Unë jam Adelina e ‘Lavdi ushtari im’ në kohë lufte. Unë jam Adelina e ‘Ushtrinë time do ta bëj’ e pasluftes. Unë jam ‘Sajzeza’ e ‘Amaneti’. Unë jam ‘Skenderbeu’ e ‘Konstantini’ Unë nuk frikësohem, por zhgënjehem. Dhe ngritem prap. Unë jam nënë e cila nuk beson në robëri. Unë jam grua e cila vdes vetëm për dashuri. Jam motër krenare. Jam bijë e kësaj toke, tjetër nuk kam. Jam Adelina juaj tash e 38 vite. Ju uroj shikim të këndshëm nesër. Një fitore e vogël në një rrugë të gjatë. Nga zemra faleminderit për mbështetjen”, theksoi këngëtarja e njohur shqiptare.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Adelina Ismaili (@adelinaofficiel)

 

Vlen të theksohet, se mos-transmetimi i këtij episodi në RTK (vendim i u.d të kryeredaktorit të televizionit shtetëror) nxiti mjaft reagime, madje edhe nga vetë teologu Gashi.

Foto: Adelina Ismaili dhe teologu Drilon Gashi / Facebook

Ai përmes një postimi në Facebook e quajti si diskriminim kundrejt tij, derisa tha se vendimi ishte i i ndikuar nga e kaluara e tij gjyqësore që ishte mbyllur tashmë shtatë vjet më parë.

Komento: