Adelina Ismaili është një ndër këngëtaret më të pëlqyera shqiptare.
Ajo është nominuar si “Femra më me influencë në Kosovë” në ‘Global Woman Summit 2019’ në Bazel.
Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Ismaili, është nominuar si “Femra më me influencë në Kosovë” në ‘Global Woman Summit 2019’, shkruan lajmi.net.
Në faqen e ‘Global Woman Summit 2019’ është përshkruar detajisht karriera e këngëtares shqiptare të cilën mund ta votoni këtu.
Në vazhdim ua sjellim përshkrimin që i kanë bërë ata këngëtares Adelina Ismaili:
Adelina Ismajli filloi të këndonte në një moshë shumë të re, duke u bërë një nga këngëtarët më me influencë në Kosovë e viteve të 90-ta.
Ajo filloi të garonte në festivale të ndryshme të fëmijëve në territoret shqiptare, si Akordet e Kosovës, Festivali i Këngës për fëmijë në RTSH dhe shumë të tjerë.
Gjatë viteve të adoleshencës, Adelina publikoi shumë këngë që flisnin për të drejtat e fëmijëve dhe jetën e adoleshentëve, shkruan në përshkimin që i ka bërë “Global Summit of Women”.
Ajo ishte një nga këngëtarët e parë në Kosovë, të cilat arritën të preknin tema që të tjerët në moshën e saj nuk mundën.
Zeshkania gjithashtu njihet edhe si seks simbol shkaku i videove të saja provokative dhe shfaqjet në stacionet televizive vendase shqiptare.
Këngët e saj që solli shumë vëmendje ishin “Amaneti”, “Qe 1 vjet e 7 ditë” dhe “Shota”.
Gjithashtu këndoi edhe shumë këngë dedikuar për viktimat e Luftës së Kosovës për shembull “Lavdi ushtarit tim” (Nderi i ushtarit tim).
Ndryshe, Adelina u kurorëzua edhe Miss Kosova në vitin 1997 dhe aktualisht po merret me projekte të reja muzikore.