Një ndër emrat e njohur dhe të pëlqyer në estradën muzikore është këngëtarja Adelina Tahiri, e cila kohëve të fundit po tregohet mjaft aktive në rrjete sociale.
Në këto të fundit, këngëtarja po hedh imazhe dhe video të ndryshme nga përditshmëria për fansat e saj të shumtë në rrjete sociale.
Sot përmes disa fotografive të hedhura në instastory, Adelina tregoi se këtë ditë vikendi është duke e kaluar jashtë vendlindjes së saj, Maqedonisë.
27 vjeçarja sot qëndroi në shtetin e Sllovakisë, më saktë në Bratisllavë, shkruan rtv21.tv Këngëtarja me këtë rast, duket se ishte në shoqëri të mirë, pasiqë në fotografinë e publikuar në instastory, për 368 mijë ndjekësit e saj duket shumë lumtur.