Adelina mbetët ‘gojë hapur’, burri i bën dhuratën tjetër ‘gjigante’ për ditëlindje

15:06 | 05 April 2019

Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri dje festoi ditëlindjen e saj të 28-të.

Këngëtarja që këto vitet e fundit u përfol shumë pas martesës me burrin maqedonas dhe pas lindjes së djalit, mori dhurata të shumta qysh në orët e para të mëngjesit, përcjell ORAinfo.

Ishin padyshim dhuratat e shtrenjta të burrit të saj ato që e befasuan Adelinën.

Por, ajo që e befasoi më së shumti ishte buqeta gjigante me lule, të cilën ia dhuroi burri.

Këtë pamje, Adelina e ka ndarë sot me ndjekësit e saj në Instagram./ORAinfo/

Komento: