Këngëtarja e njohur, Adelina Tahiri e cila është bërë nënë muaj më parë po shijon maksimalisht ditët e ftohta e të bukura me borë nën shoqërinë e burrit, Serjoza Markov dhe birit të tyre Jonit. Adelina nuk është aspak e rezervuar kur bie fjala të ndajë momente me fansat në rrjetet sociale dhe fotot më poshtë nuk bëjnë asnjë përjashtim.
Vetëm 5 muaj pas lindjes së djalit, çifti ka nisur pushimet e para familjare në një vend me dëborë, nga ku Adelina ka publikuar shpesh foto e video, duke treguar se po i shijon pamasë këto pushime.
Së fundmi, ajo ka ndarë në profilin publik të Instagramit të vogëlushit të saj portretin më të ëmbël familjar, ku ka pozuar krah bashkëshortit dhe djalit, teksa duken të lumtur në praninë e njëri-tjetrit.