Adelina sjell imazhin me të lumtur për festa bashkë me bashkëshortin dhe djalin

20:06 | 01 Janar 2023

Adelina Ismaili, cilësohet si DIVA e muzikës shqiptare.

Me muzikën e saj në fillimet e para, ajo solli një rrymë tjetër, duke thyer shumë tabu si në veshje ashtu edhe në tregun muzikorë, shkruan ORAinfo.

Ajo gjithmonë është pëlqyer shumë nga audienca e saj besnike, pasi gjithmonë ka sjellë risi në çdo vit.

Gjithsesi, tani ajo ka hequr dorë nga muzika, e i është përkushtuar më shumë profesionit tjetër, atë të moderatores.

Krahas moderimit, Adelina po shfaqet shumë aktive edhe në rrjetet sociale.

Këngëtarja festën e ndërrimit të motmoteve e kaloi pranë më të dashurve të saj.

Për Adelinën ky vit ishte plot angazhime dhe ajo u shfaqë afër ndjekësve.

Adelina uroi vitin e ri, me portreti më të bukur familjarë së bashku me bashkëshortin dhe djalin.

“Gëzuar Vitin e Ri nga ne, familja Krasniqi”, ka qenë përshkrimi që Adelina i ka bërë fotografisë ku shfaqet se bashku me burrin dhe djalin. /ORAinfo/

Komento: