Adelina sot feston ditëlindjen, nuk do të besoni sa vjet i bën

09:41 | 14 December 2018

Një ndër këngëtaret më të dashura për publikun e cila karrierën muzikore e ka nisur qysh në fëmijëri, feston sot ditëlindjen.

Fjalë bëhet për divën e muzikës shqiptare, Adelina Ismaili e cila sot feston ditëlindjen e 39-të. Me shumë vite karrierë, këgëtarja ka krijuar shumë këngë, të cilat janë shëndrruar në hite, gjithashtu ajo ka fituar edhe shumë çmime në festivale të ndryshme.

Adelina gjithmonë është veçuar për stilin dhe guximin që e ka pasur në paraqitjet skenike. Me rastin e ditëlindjes, Adelina ka pranuar urime të shumta nga shoqëria dhe fansat.

Në mesin e tyre nuk ka si të mungoi urimi nga motra e saj, Zanfina Ismaili e cila përmes rrjeteve ka uruar atë me fjalët më të mira.

“Urime ditëlindjen motra e madhe, të dua sot e përgjithmonë”, ka shkruar Zanfina mbi fotografinë e publikuar në Instastory.

Këngëtarja e njohur, është e martuar me Vali Krasniqin dhe në vitin 2017 janë bërë prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emrin, Uliks.

Komento: