Adelina Tahiri ‘çmend’ 50 vjeçarin, tregon barkun petë

14:44 | 29 January 2019

Adelina Tahiri është këngëtarja që u bë e njohur dhe e përfolur në publik që në daljen e saj të parë.

Përveç për zërin dhe pamjen e saj, ajo u përfol shumë edhe për jetën e saj private, përcjell ORAinfo.

Martesa e saj me burrin maqedonas 50 vjeçar dhe më vonë edhe lindja e djalit bënë shumë bujë në media rozë e në publik.

E tani Adelina duket se ka vendosur ta shijojë jetën pranë burrit dhe djalit.

Krahas kësaj ajo është tejet aktive në rrjete sociale e sidomos në Instagram.

Sot, ajo ka postuar një foto ku shihet se ndonëse ka shumë pak kohë që ka lindur, ajo është kthyer në formën e saj më të mirë./ORAinfo/

Komento: