Adelina Tahiri ia qet ‘flakën’ me të zeza në prurjen e re

23:26 | 27 Korrik 2021

Adelina Tahiri vjen plot stil me të zeza në prurjen e re.

Adelina ka publikuar disa imazhe në rrjete sociale.

Këngëtarja Adelina Tahiri njihet për stilin e veçantë në secilën paraqitje të saj publike, shkruan lajmi net.

Ajo njihet gjithashtu për jetën tejet luksoze që bën së bashku me bashkëshortin e saj maqedonas me të cilin ka një fëmijë.

Adelina së fundmi publikoi disa imazhe ku shihet plot stil e veshur me të zeza, teksa për grimin e flokët kishte vendosur t`i mbante më natyrale.

Fotografitë morrën vëmendjen e fansave teksa ajo u komentua mjaft shumë për linjat e pabesueshme trupore ndonëse është nënë e një fëmije.

Komento: