Adelina Tahiri merr një pyetje interesante: A punon a veç në skia e në shëtitje rri

13:27 | 22 Janar 2020

Adelina Tahiri merr një pyetje interesant.

Një ndër artistët që përfolet shumë për jetën luksoze është edhe Adelina Tahiri.

Ani pse nuk është veç kjo arsyeja që Adelina zë hapësirat e ballinave rozë thuajse çdo ditë, ajo komentohet mjaft shumë edhe për martesën me avokatin maqedonas, shkruan “Kosovarja”.

E luksi i tepruar që bën këngëtarja duket se u ka rënë në sy shumë njërëzve e në përpikmëri ndjekësve të cilët i përcjellin ngjarjet e Adelinës.

Stinën e dimrit këngëtarja është duke e shfrytëzuar në zonat turistike të skijimit. Ajo është parë edhe vet e veshur si një skiatore me përvojë.

Por meqë, Adelina shëtitjet e qejfet nuk i ndalë as dimër e as verë, kjo e nxiti një ndjekës që t’ia adresojë edhe pyetjen:

“A punon a veç n’skia e n’shëtitje’?, e që momentalisht këngëtarja ka zgjedhur heshtjen si përgjigje.

Komento: