Adelina Tahiri tregohet një nënë e përkushtuar, ky është dedikimi prekës për djalin e saj

22:55 | 23 Janar 2020

Adelina Tahiri me një dedikim prekës për djalin.

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Adelina Tahiri e dëshmon vazhdimisht se është një nënë shumë e përkushtuar.

Dashurinë e madhe që ka ndaj të birit, Jonit, po e shpreh përmes imazheve të shumta që po i publikon me të.

Artistja ndau një fotografi të bukur me Jonin e ëmbël dhe e shoqëroi me një dedikim prekës.

“Mama t’don pafund jet! cdo nene e din dashur e femijes, nuk dua te egzagjeroj , as nuk dua te aktroj as te dal nga vetja por nje dua te them kur me e kompletuar me e lumtur nuk jam ndjer kur ndegjoj qe dikush me don aq qilter pa interes me theret Mama ! Nuk ka gje qe me permbush meshum se nje puthje apo perqafim i tij, nuk ka gezim me te madh kur ndegjoj nje sukses te tij (fjal, lidhje fjale, si bejn kafshet) me ritet zemra! E dua me shume se veten , e di eshte normale si cdo nene , po desha ta ndaj me ju dashurin qe e kam per te. Mundohemi te jemi prinder te mire. Tu duam Joni mami dhe Tata . Je dashuria jone lumturia dhe gezimi”, shkroi ajo krahas fotografisë, transmeton rtv21.

Në muajin gusht të vitit 2018, këngëtarja u bë nënë për herë të parë.

Komento: