Adelina uron nënën për ditëlindje, ia poston fotografinë më të ‘ëmbël’ me nipin

19:03 | 20 Dhjetor 2018

Adelina Tahiri së bashku me familjen e saj, këtë kohë po e kalojnë në Vjenë dhe duket se po e shijojnë shumë.

Këngëtarja që u paragjykua shumë pas lidhjes me avokatin maqedonas 50 vjeçar, ka vendosur që të mos i dëgjojë komentet dhe t’a shijojë jetën luksoze së bashku me burrin e djalin, shkruan ORAinfo.

Pasi është shumë aktive në rrjete sociale, ajo vazhdimisht poston imazhe të jetës së saj.

E sot, ajo ka postuar një fotografi ku shihen prindërit e saj së bashku me djalin e Adelinës, Jonin, me të cilën ajo e uron nënën për ditëlindje me fjalët më emocionuese./ORAinfo/

Komento: