Adem Salihaj thotë se kjo femër ia fitoj zgjedhjet Vetëvendosjes – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Adem Salihaj thotë se kjo femër ia fitoj zgjedhjet Vetëvendosjes

11:17 | 18 Dhjetor 2019

Ish-deputeti i LDK-së, thotë se e di kush t’ia fitoj zgjedhjet Vetëvendosjes.

Ish-kryetari i Ferizajt nga LDK’ja Adem Salihaj ka dhënë deklaratë interesante për fitoren e Vetëvendosjes, ku sipas tij meritë e kësaj fitoreje është Mimiza Kusari e Alernativës, partia e së cilës ka dështuar.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LV) ende nuk e kanë finalizuar marrëveshjen për të qeverisur me vendin për shkak të mosmarrëveshjeve që janë shfaqur së fundmi për postin e Presidentit. Kërkesën për postin e Presidentit LDK-ja e arsyeton se kjo po bëhet me qëllim të balancimit të pushteteve, shkruan Periskopi.

Ish- deputeti i LDK’së Adem Salihaj, në një bisedë për Periskopin ka thënë se ndarja e pozitave duke përfshirë edhe atë të Presidentit po bëhet për të balancuar pushtetet dhe se nuk duhet të ndodhë dominimi i asnjërës parti, sepse sipas tij diferenca mes LDK’së dhe VV’së është gati e njëjtë dhe se kjo diferencë e ngushtë e rezultatit zgjedhor ka ardhur si pasojë e votave të Alternativës së Mimoza Kusarit e jo votave të Vetëvendosjes.

“Një formë e balancuar e pushteteve është e mirë dhe e shëndetshme për Kosovën. Dominimi e njërës parti dhe injorimi i partisë tjetër është i dëmshëm dhe nuk duhet të ndodhë. VV dhe LDK kanë rezultat përafërsisht të njëjtë, diferenca e vogël e Vetëvendosjes është rezultat i votave që i ka sjellë Alternativa e Mimoza Kusarit, e jo i votave të mirëfillta të kësaj partie”, ka deklaruar Salihaj.

Adem Salihaj që është edhe anëtar i kryesisë së partisë në degë e Ferizajt e cila doli e dyta në zgjedhje, ka theksuar se posti i kryeministrit është më i fuqishëm se pozita e Presidentit dhe e kryetarit të Kuvendit bashkë.

“Prandaj, balancimi i përafërt i pushteteve duhet të ndodhë. Pavarësisht të gjithave, pozita e kryeministrit është më e rëndësishme dhe më e fuqishme se pozita e Kryetarit të kuvendit dhe presidentit bashkë. Me këtë diferencë kaq të vogël të votave, Vetëvendosjes nuk i takojnë edhe kryeministri, edhe një zëvendës/kryeministër, edhe presidenti, edhe gjysma e qeverisë. Në fund te fundit, kryetari i kuvendit nuk ka asnjë fuqi politike.”, ka thënë Salihaj.

Duke iu referuar emrave të lakuar në media për postin e Presidentit si kandidat konsensual si Veton Surroi e Rexhep Qosja, Salhiaj thotë se emri i Presidentit ‘nuk duhet të nxirret nga mënga’ dhe se nuk mund të jetë dhuratë për individë të caktuar.

“Nuk ka asnjë logjikë që të tentohet nga dikush që emri i presidentit të shtetit të nxirret nga mënga, apo që dikush të mundohet t’ia dhurojë këtë pozitë dikujt ndaj të cilit ka simpati apo interesa personale. Këto lojëra duhet ndërprerë një herë e përgjithmonë”, u shpreh ai.

Tutje, ai ka thënë se koalicioni me Vetëvendosjen duhet të ndodhë për të dalë nga gjendja e rëndë që është në Kosovë, dhe se sipas tij nëse nuk do të këtë marrëveshje për koalicion, atëherë alternativa mund të jetë PAN i ri.

Komento: