Resul Sinani ka befasuar me parashikimin e tij.
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje do të hyn në koalicion, kështu ka thënë Resul Sinani, anëtari më i ri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Ai është shprehur se këto zgjedhje për PDK-në dhe Lëvizjen Vetëvendosje janë jetë apo vdekje.
“..Pres që të ndodhë një koalicion PDK-Lëvizja Vetëvendosje”, ka thënë Sinani në emisionin Frontal.
Ish-moderatori, Resul Sinani dikur ishte pjesë e Nismës Socialdemokrate.
Sinani në emisionin Frontal ka thënë se LDK është shumë komode edhe po humbi.