Aderon në PDK infermieri që mbajti grevë 26 ditë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Aderon në PDK infermieri që mbajti grevë 26 ditë

12:51 | 14 Janar 2021

Infermieri që mbajti grevë 26 ditë aderon në PDK.

Infermieri Enlirat Duraku i cili tha se mbajti grevë 26 ditëshe për rritjen e pagesës për ndërrime, i është rikthyer politikës.

Duraku nga Partia Fjala e Gëzim Kelmendit, ka aderuar në Partinë Demokratike të Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur zyrtari i PDK-së në komunën e Prishtinës Bujar Cakolli përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”. Ai ka thënë se Duraku është rikthyer në këtë parti.

“Me Enlirat Durakun, infermierin që për 26 ditë rresht sakrifikoi veten në mbrojtje të kërkesave të drejta të mijëra infermierëve të Kosovës.

Profesionist dhe intelektual i vyer i vendit, i cili shpreh gatishmërinë dhe vullnetin që angazhimin e tij ta vazhdojë aty ku e nisi, brenda shtëpisë më të madhe politike në vend, në Partinë Demokratike të Kosovës.

Bashkëthemelues të PDK-së në Prishtinë më shumë se dy dekada më parë, tani, sërish bashkë në vizionin e PDK-së për Rimikëmbjen e shtetit”, ka shkruar Cakolli.

Vetë, Duraku në rrjetin social “Facebook”, ka postuar fotografi me llogon e Partisë Demokratike të Kosovës dhe sloganit Rimëkëmbje.

“Unë mendoj dhe i qëndroj mbrapa mendimit që nje infermier në Kuvendin e Republikës së Kosovës, do të thotë që të gjithë jemi aty.

Politika duhet t’i shërbej infermierit dhe jo infermieri t’i shërbej politikës.

Pasi politika nuk po vie tek inefrmieri, ne do u’a dërgojmë infermierin politikës”, ka shkruar Duraku.

Komento: