Adhuruesit e serialit “SHPK Nazi” marrin lajmin e keq

09:10 | 16 Dhjetor 2019

Adhuruesit e serialit ‘SHPK Nazi’ kanë marrë një lajm të keq.

Një nga serialet më të shikuara në vendin tonë, i cili ndiqej nga shumë familje duke hyrë në zemrat e secilit me personazhe shumë interesante duket se ka ardhur drejt fundit.

E këtë lajm e ka bërë të ditur skenaristi i këtij seriali, Ard Islami, i cili përmes një postimi ka lënë të kuptojmë se episodi i 36 ka shënuar edhe fundin e këtij seriali.

Ai ka postuar një fotografi me ekipën realizuese, në të cilën shkruan: “shpk Nazi, lamtumirë! 36 episoda. Ishte kënaqësi”.

Pas këtij postimi ka pasur reagime të shumta nga përcjellësit e serialit, duke shpresuar se mbase ky nuk do ishte paralajmërim për fund të serialit të tyre të pëlqyer.

Komento: