Adi Krasta zgjidhet zëvendësdrejtor i RTK-së.
Bordi i Radiotelevizionit të Kosovës ka bërë të ditur se zëvendësdrejtor i përgjithshëm i RTK-së është zgjidhur Adi Kastra.
Sipas njoftimit, Krasta morti tetë vota pro dhe asnjë kundër.
“Me tetë vota për dhe asnjë kundër, Bordi i RTK-së emëroi gazetarin e mirënjohur shqiptar Adi Krastën, si zëvendësdrejtor të Përgjithshëm në Radiotelevizionin e Kosovës – RTK, me rekomandim të Drejtorit të përgjithshëm”, thuhet në njoftim.
Më tej, bëhet e ditur se në mbledhjen e sotme, Bordi i RTK-së miratoi projeksionin buxhetor për vitin 2023.