‘Adias’ Chelsea, Hazard po transferohet të gjiganti evropian – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

‘Adias’ Chelsea, Hazard po transferohet të gjiganti evropian

08:17 | 15 Janar 2019

Eden Hazard duket se po largohet nga Chelsea.

Real Madrid dëshiron ta transferojë Eden Hazardin me të përfunduar ky sezon, andaj Chelsea nuk mund ta ndal largimin e tij.

Skuadra londineze e di se dëshira e belgut është që të luajë në Santiago Bernabeu, andaj blutë i kanë caktuar çmimin, përcjell lajmi.

Chelsea po i kërkon 120 milionë euro nga shitja e Eden Hazard, ndërsa Real Madrid po e ofron Mateo Kovacicin dhe një pjesë të parave.

Blutë nga Londra po e refuzojnë këtë ofertë, pasi duan para në dorë dhe kroatin ta transferojnë si marrëveshje e ndarë.

Komento: