Real Madrid tani e ka më të lehtë transferimin e sulmuesit të Manchester Cityt, Raheem Sterling.
Raheem Sterling mund të shëndrrohet në objektiv të rëndësishëm për Real Madridin.
“Los Blancos” tani kanë një aleat që quhet Adidas, shkruan e përditshmja britanike The Times.
Sulmuesi i Manchester Cityt ka arritur marrëveshje me kompaninë e njohur të veshmbathjeve sportive që është sponsor i klubit nga Santiago Bernabeu, transmeton lajmi.
Sterling do të ndahet nga marrëveshja e tij me Niken për të filluar një të re me Adidasin.
“The Times” raporton se lëvizja mund të shërbejë në favor të përpjekjeve të Real Madridit për transferimin e tij.
Sterling ka kontratë me Manchester Cityn deri në vitin 2023 dhe vlera e tij në treg sipas Transfermarkt është 128 milionë euro.