
Tiemouè Bakayoko pritet të largohet këto ditë nga Chelsea. Ai pritet të rikthehet në ekipin ku u bë yll, Monaco.
Calciomercato raporton se negociatat më mes të Chelseas dhe Monakos janë në vazhdim e sipër dhe marrëveshja pritet të përfundojë para 2 shtatorit, përcjell ORAinfo.

Bakayoko u bë një yll ndërsa luante me Monakon në një sezon historik 2016-17, ku ai ishte ndër lojtarët vendimtar në ekipni francez i cili u shpall kampion po atë vit.
Sidoqoftë, që pas largimit nga Franca, Bakayoko nuk ka arritur të përmbushë pritshmëritë si në Angli me Chelsea ashtu edhe me AC Milan në Itali, duke bërë që lojtari të rikthehet sërish në Francë. /ORAinfo/