Romelu Lukaku pritet të largohet nga Manchester United në fund të këtij sezoni.
Manchester Unitedi po mendon të transferojë sulmuesin e Lyonit, Moussa Dembele si zëvendësues për belgun Romelu Lukaku, bën të ditur “The Sun”.
Lukaku po pritet të largohet nga Manchesteri në verë, ndërsa Dembele 22-vjeçar po shihet si zëvendësues ideal.
Vlera e tij sillet në rreth 40 milionë funte.
Lukaku në anën tjetër po kërkohet nga Paris Saint-Germaini dhe Interi.