Niko Kovaç pritet të largohet nga Bayern gjatë verës.
Mohamed Bouhafsi, një gazetar i besueshëm i RMC, pohon se Bayern Munich janë të etur të nënshkruajnë me trajnerin e Ajax, Erik ten Hag.
Hag ka magjepsur Evropën këtë sezon me lojën që po aplikon skuadra e tij, Ajax.
Thuhet se midis Ten Hag dhe Bayern Munich tashmë ka pasur kontaktet e para, përcjell lajmi.
Trajneri i Ajaxit, është ish student i Pep Guardiolas, i cili ka drejtuar për tri sezone Bayern Munich.
Bavarezët muajt e fundit jo pak herë janë lidhur edhe me Jose Mourinhon, si alternativë për të zëvendësuar trajnerin kroat.