“Adios” Real Madrid, zbulohet ekipi i ri i Marcelos

23:32 | 12 Dhjetor 2021

Duket se Marcelo i ka ditët më të numëruar te Real Madrid.

Futbollisti i fortë i Real Madridit, Marcelo, kërkohet të kthehet në Brazil nga Palmeiras, pretendon Mundo Deportivo,përcjell ORAinfo.

Mbrojtësi i majtë 33-vjeçar ka qenë në Santiago Bernabeu që nga viti 2007, por tani po lufton për kohën e rregullt të lojës dhe mund të vendosë të shkojë në shtëpi përpara se të varë këpucët./ORAinfo/

Komento: