
Menaxheri i Holandës, Ronald Koeman ka një klauzolë në kontratën e tij që do ta lejojë atë të largohet dhe të marrë përsipër Barcelona, konfirmoi federata Holandeze.
Koeman luajti për gjashtë sezone në Camp Nou gjatë karrierës së tij, dhe nuk e ka fshehur dëshirën e tij për të menaxhuar Blaugrana një ditë,përcjell ORAinfo.

Nico-Jan Hoogma, drejtori i futbollit në Federatën Hollandeze të Futbollit, ka thënë se ai po shpreson të bindë menaxherin që të qëndrojë të paktën gjatë Kupës së Botës 2022./ORAinfo/