‘Adiso’ Gattuso, ky është trajneri i ri i Milanit

11:35 | 28 Dhjetor 2018

Gennaro Gattuso i ka ditët e numëruara në Milan.

Ai me shumë mundësi do të shkarkohet nga drejtuesit e Milanit në rast se nuk merr fitore bindëse ndaj Spalit të shtunën mbrëma në kuadër të xhiros së 19-të në Serie A.

Ish-trajneri legjendar i Arsenalit, Arsene Wenger dhe Leonardo Jardim janë dy emrat që mund ta zëvendësojnë Gattuson, transmeton Express.

Wenger është ende i pa punë që prej se u largua nga Arsenali gjatë verës, po ashtu edhe Jardim prej se u shkarkua nga Monaco në fillim të këtij stinori.

Gattuso mori drejtimin e Milanit prej nëntorit të vitit 2017, mirëpo në kohën e fundit skuadra e tij nuk po kalon formën më të mirë, pasi nuk ka arritur fitore në pesë ndeshjet e fundit dhe është eliminuar nga gara e Evropa Ligës.


Arsene Wenger

Leonardo Jardim

Komento: