ATK-ja thotë se edhe shitësit “online” obligohen të lëshojnë kuponë fiskal.
Administrata Tatimore e Kosovës ka thënë se të gjithë furnizuesit e tregtisë në formë “online” duhet të lëshojnë kuponë fiskal apo faturë tatimore.
Sipas ATK-së, nëse furnizimi bëhet për konsumatorin e fundit, furnizuesi obligohet të lëshojë kuponë fiskal, ndërsa kur furnizimi bëhet për biznesin, atëherë furnizuesi obligohet të lëshojë faturë tatimore.
“Kuponi fiskal është i obliguar të lëshohet edhe ne rastet kur pagesa bëhet përmes POS-it bankar apo edhe llogarisë bankare. Printimi dhe dhënia e kuponit fiskal është e obliguar në momentin e regjistrimit të furnizimit në Pajisje Elektronike Fiskale”, thuhet në njoftimin e ATK-së.
Më tej, ATK-ja tha se duke e marrë kuponin fiskal, qytetarët marrin pjesë drejtpërdrejt në ‘luftimin’ ekonomisë së hirtë dhe sipas tyre, në këtë mënyrë qytetarët kontribuojnë në zhvillimin e shtetit dhe shoqërisë.