Admirali Amerikan viziton edhe Mitrovicën e Veriut, komuna jep detaje

16:50 | 27 Shkurt 2026
admirali-amerikan-viziton-edhe-mitrovicen-e-veriut,-komuna-jep-detaje

Admirali amerikan, Geroge Witkof, bashkë me komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutas, kanë vizituar sot edhe Komunën e Mitrovicë së Veriut.

Në një njoftim të komunës thuhet se gjatë këtij takimi është diskutuar për sitautën aktuale politike dhe atë të sigurisë.

“Gjatë takimit u diskutua për situatën aktuale politike dhe të sigurisë, ndërsa më pas delegacioni shëtiti nëpër qytet. Shprehim mirënjohje për vizitën dhe angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Mitrovicës së Veriut.

Witkof sot gjatë ditës ka vizituar edhe Komunë e Mitrovicës së Jugut dhe është takuar me kryetarin e kësaj komune, Faton Pecin.

Komento: