Adnan Januzaj i pa fat, pëson lëndim të rëndë

16:33 | 22 Shkurt 2019

Lojtari kosovar, Adnan Januzaj ka pësuar një lëndim të rëndë.

Mediat spanjolle kanë shkruar orëve të fundit se Adnan Januzaj ka pësuar lëndim të rëndë duke thyer fibulën.

Por, skuadra e kosovarit, Real Sociedad ka dalur me njoftim zyrtar rreth lëndimit të futbollistit.

“Januzaj ka pësuar lëndim në fibula, por që nuk është thyerje. Lëndimi nuk është aq serioz sa është raportuar në media. Jemi duke pritur edhe një rezonancë për të mësuar se sa kohë Januzaj do të jetë jashtë fushave” thuhet në njoftimin e skuadrës.

Futbollisti kosovar me pasaportë belge po kalon në formë fantastike javëve të fundit. Ai është dribluesi i pestë më i mirë aktualisht në futbollin evropian.

Komento: