Adnan Januzaj kthehet në Premierligë, transferohet të gjiganti anglez

12:06 | 11 Qershor 2019

Adnan Januzaj pritet që gjatë verës të rikthehet në Premierligë.

Ish-kampioni i Anglisë, Leicester City ka dështuar në përpjekjen e parë për të transferuar mesfushorin e krahut, Adnan Januzaj, ka raportuar “AS” të hënën.

Januzaj është lojtar i Real Sociedadit, ndërsa klubi spanjoll kishte refuzuar në janar ofertën prej 18 milionë funtesh që Leicesteri bëri për kosovarin e Belgjikës.

Ka gjasë që Leicesteri sërish të provojë këtë verë për Januzajn.

Klubi është në kërkim të një lojtari të krahut dhe Januzaj vlerësohet se do të mbulonte atë pozitë.

Komento: