Adnan Januzaj me urim special për 11 vjetorin e pavarësisë së Kosovës

21:45 | 17 February 2019

Kosova sot ka festuar 11 vjetorin e pavarësisë.
Shumë futbollistë nga Kosova, por që luajnë në ekipet e ndryshme të Evropës kanë zgjedhur për ta uruar vendin e tyre të lindjes me forma të ndryshme përcjell ORAinfo.

Njëri ndër ta ka qenë edhe Adnan Januzaj që ka uruar 11 vjetorin e pavarësisë duke e kombinuar fanellën me numrin e tij me 11 vjetorin e pavarësisë.

Ky është urimi i parë i Adnanit për festen e pavarësisë.
Adnani ishte ftuar të lunte për Kosovën, por kishte zgjedhur ta përfaqësonte Belgjikën vend ku kishte lindur dhe ishte rritur.
Pas vendimit që kishte marrë, Adnani ishte kritikuar për vendimin e tij nga shumë sportdashës, por ai tashmë kontribuon për kombëtaren belge./ORAinfo/

Komento: