Anësori me tipare sulmuesi, kosovari Adnan Januzaj mund të largohet nga Real Sociedadi.
Sipas mediave spanjolle, sulmuesi i krahut mund të shitet gjatë kësaj vere pasi nuk i është ofruar kontratë e re nga klubi spanjoll.
Januzaj ka kontratë me ekipin spanjoll deri në vitin 2022. Sociedadi për Januzajn po kërkon rreth 20 milionë euro.
25-vjeçari këtë sezon ka shënuar tetë gola dhe katër asistime në të gjitha garat.