
Trajneri i West ham Unitedit, David Moyes dëshiron transferimin e Adnan Januzajt në afatin kalimtar të janarit, raportojnë mediume të afërta me klubin anglez.
Moyes me Januzajn ka punuar edhe në Manchester United dhe Sunderland.
Madje, nën drejtimin e Moyesit, Januzaj në vitin 2013 debutoi te Unitedi.

Moyes beson në cilësitë e futbollistit të Real Sociedadit, që këtë edicion ka shënuar dy gola dhe ka kontribuar me një asistim në 17 ndeshje.
Me skuadrën spanjolle, futbollisti kosovar i Belgjikës ka kontratë deri në qershor të vitit 2022.
Pjesë e Sociedadit, 26-vjeçari është prej vitit 2017.