
Napoli kërkon Januzaj si zëvendësues të Insignes.
Anësori i Real Sociedad, Adnan Januzaj është subjekt i interesimit nga Napoli – sipas Calcio Mercato.
Belgu është duke u rreshtuar si një zëvendësues i mundshëm për Lorenzo Insigne, kontrata aktuale e të cilit do të përfundojë verën e ardhshme.
Marrëveshja e Januzajt me Sociedad përfundon në të njëjtën kohë, me Napolin të gatshëm për të bërë një ndryshim të ngjashëm në radhët e tyre.
Januzaj është paraqitur 13 herë me Sociedad në La Liga këtë sezon, duke realizuar një herë, në xhiron e fundit në fitoren 2-0 në udhëtim ndaj Osasunas.