Adnan Januzaj po rikthehet në Premierligë!

18:56 | 13 Nëntor 2020

Adnan Januzaj kërkohet nga dy skuadra në Angli.

Mediat belge kanë shkruar sot se ish ylli i Manchester United, Adnan Januzaj është duke u kërkuar nga dy skuadra në Angli

Kështu, sipas asaj që shkruan Het Laatste Nieuws, ish futbollistin e Manchester United janë duke e kërkuar dy skuadra të Premier Ligës, Brighton dhe Southampton.

Belgu për momentin është duke luajtur për skuadrën e La Ligës, Real Sociedad.

Përndryshe për momentin Real Sociedad është skuadra më e mirë në Spanjë, pasi që nga 9 ndeshje ata prinë në La Liga më 20 pikë.

Komento: