Adnan Januzaj transferohet në Turqi

17:57 | 02 Shkurt 2023

Adnan Januzaj nuk ka qenë i pranishëm në stërvitje të enjten. Ai ka munguar pasi pritet të prezantohet nga klubi elitar i Turqisë, Bashakshehir.

Mediumet në Turqi dhe Spanjë kanë raportuar se Sevilla është pajtuar ta huazoj Januzajn deri në fund të sezonit te skuadra turke.

Afati kalimtar në Turqi është i hapur deri më 8 shkurt.

“Sevilla ka arritur marrëveshje me Bashaksheirin e Stambollit për huazimin e Januzat deri ën fund të sezonit. Januzaj, i cili ka munguar në stërvitje këtë të enjte, largohet nga Sevilla me shifra katastrofale.

Ai ka luajtur 125 minuta në gjashtë ndeshje”, shkruan gazeta spanjolle “AS”. Sulmuesi 27-vjeçar me Sevillan ka kontratë deri në qershor të vitit 2026.

Komento: