
Komentatori politik, Adrian Çollaku për qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti nxjerr në pah një model të qartë drejtimi. Sipas Çollakut, qeverisja e Kurtit karakterizohet nga tensioni dhe refuzimi i dialogut, ndërsa ai përpiqet të shmangë kompromiset politike.
“Qeverisja e tij tension lyp, Albin Kurti jeton në tension. Hiqja Albin Kurtit temat e mdhaja, çka vlen Albin Kurti. Ai ka me jetu me qeto tema, ai ka me i thanë jo dialogut” tha Çollaku në Politiko. Ai theksoi se kjo mënyrë qeverisjeje pritet të sjellë situata tensioni të vazhdueshme në skenën politike.
Çollaku gjithashtu nënvizoi se, pavarësisht sfidave, Kurti do të vazhdojë të mbrojë qëndrimet e tij dhe të shtyjë dialogun sa më shumë të jetë e mundur.
Deklarata e plotë: