Adriana Matoshi – Osmanit: Kurrë s’the faleminderit që t’bëri Albini presidente

22:30 | 06 Mars 2026
adriana-matoshi-–-osmanit:-kurre-s’the-faleminderit-qe-t’beri-albini-presidente

Deputetja e Lëvizja Vetëvendosje, Adriana Matoshi, ka reaguar në Facebook lidhur me diskutimet për postin e presidentit.

Ajo theksoi se zgjedhja e presidentes Vjosa Osmani ishte bërë falë mbështetjes së kryeministrit Albin Kurti dhe të Vetëvendosjes, duke kritikuar mungesën e mirënjohjes për këtë mbështetje.

“Kurrë nihere nuk the faleminderes që t’boni Albini presidente. Lidhja Demokratike e Kosovës as ëndërr se kishe pa atë pozitë”, shkroi Matoshi.

Postimi i saj ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale./Gazeta10

Komento: