Adriana Matoshi shfaqet me vetulla ngjyrë vjollcë në dasmën e këngëtarit të njohur

12:24 | 16 Tetor 2022

Adriana Matoshi e njohur për karakterin eksperimentues, edhe së fundmi ka bërë diçka më ndryshe.

E ftuar në një dasëm, Matoshi, është përkujdesur që të duket sa më elegante. Por, vëmendje më të madhe se fustani e flokët, morën vetullat e aktores.

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje është komentuar pafund për grimin interesant, sidomos pjesa e vetullave, të cilat ajo i kishte ngjyrosur vjollcë.

Adriana, 42-vjeçe tashmë njihet për stilin e saj unik si në publik, ashtu edhe në Parlament.

Që kur është bërë pjesë e këtij institucioni shtetëror ajo ka sjellë stile të ndryshme të flokëve e veshjeve, goxha interesante për një deputete.

Komento: