Adriana publikon foto nga plazhi me të dashurin e ri, kaq të lumtur duken ata

21:29 | 14 Nëntor 2020

Adriana Matoshi publikon fotografi nga plazhi nën krahët e të dashurit.

Aktorja e njohur Adriana Matoshi ka publikuar një fotografi në rrjetin social Instagram ku shihet në krahët e të dashurit Keith Groenveld.

Matoshi dhe Groenveld shihen të lumtur në plazh, ndërsa aktorja ka shkruar “Bashkë, është një vend i mirë për të qenë”.

Aktorja mori mijëra pëlqime në këtë post nga fansat e saj.

Menjëherë pasi u konfirmua lajmi për lidhjen e aktores dhe futbollistit filloi një debat i ashpër. Aktorja mori komente të ndryshme ku aprovonin e kundërshtonin lidhjen

Groenveld ka qenë futbollist i Feronikelit, kurse është aktiv edhe në muzikë, ditë më parë publikoi këngën “Black and Ëhite”.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Keith u dashurua me Adrianën dhe tani janë shumë të lumtur në krahët e njëri-tjetrit.

Komento: