Adriatik Kelmendi përshëndetet me KTV-në

15:03 | 20 Mars 2020

Adriatik Kelmendi përshëndetet me kompaninë Koha, nuk e zbulon se do të kalojë në një televizion tjetër.

Gazetari Adriatik Kelmendi ka njoftuar se mbrëmë e kishte pasur emisionin e fundit në ‘Rubikon’, pasi që pas 22 vitesh nuk do të vazhdojë punën në kompaninë Koha, raporton Gazeta Express.

Këtë Kelmendi e ka bërë të ditur në një shkrim në profilin e tij zyrtar në Facebook.

“Mbrëmë ishte emisioni im i fundit Rubikon në Kohavision.

Kërkoj ndjesë që nuk ia dola ta bëj përshëndetjen siç mbase do ta kërkonte zakoni, në fund të emisionit. Thjesht, u frikësova se do të më tradhtonte zëri, të mos mund t’i përmbaja lotët. Se ka pasur aq shumë çaste të paharrueshme, të papërsëritshme, ndonjëherë edhe të pabesueshme, përgjatë rrugëtimit tim të përbashkët me Grupin KOHA, në këto 22 vjet, kur lotët që ishin nisur të shpërthenin i kisha përmbajtur. E ishin çaste për lotë gëzimi e për lotë zhgënjimi”, ka shkruar ai.

Kelmendi megjithatë, nuk e ka bërë të ditur nëse do të kalojë në ndonjë medium tjetër.

Ai ka kujtuar periudhat nëpër të cilat ka raportuar, derisa, ka falënderuar kolegët për bashkëpunimin.

Komento: