Që nga nëntori, kur “Telefoot” kishte raportuar se Rabiot i ka kërkuar skuadrës së tij transferimin në Barcelonë, lojtari ka qenë temë kryesore në mediet botërore.
Që nga atëherë, skuadra katalunase ka filluar bisedimet me PSG, për një marrëveshje të mundshme.
Ishte Eric Abidal që udhëhoqi këto bisedime nga radhët e Barcës, me nënën e lojtarit në anën tjetër, shkruan “Mundo Deportivo”
Por, së fundmi thuhet se nuk do të ketë më asnjë lëvizje për Rabiot, deri në hapje të afatit të janarit.
Kujtojmë se kontrata e lojtarit skadon në fund të këtij viti, ku pastaj do të mund të largohej si lojtar i lirë.