Aeroplanët bombardues amerikanë B 52 sot shfaqen mbi qiellin e Ballkanit

10:49 | 22 Gusht 2022

Aeroplanët bombardues amerikanë B52 do të shfaqen sot në qiejt e Ballkanit.

Siç shkruan Al Jazeera Balkans, “demonstrimi i forcës” ka një mesazh të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që nënkupton “Ne jemi me Ju”.

Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë pjesë anëtare të NATO-së. Këtë e aspiron edhe Kosova.

Por Serbia është më diskutabile, e për këtë demonstrim të aeroplanëve amerikanë kanë shkruar edhe mediat serbe, të hënën
Siç shkruan b92 “amerikanët dërguan avionë që na bombarduan dhe mund të bartin raketa bërthamore në Ballkan”.

E Serbia i ka parë bombardimet e NATO-së, 23 vite më parë, pasi Beogradi kreu gjenocid në Kosovë.

Më pas pasoi edhe intervenimi në Kosovë.

Komento: