Aeroplanët mezi aterrojnë në Gjermani, ja çfarë u bënë stuhia

10:05 | 11 Mars 2019

Stuhia në Gjermani ka ndikuar që Aeroplanët të aterrojnë me vështirësi.

Një stuhi e përcjellë me erë okrani e ka goditur të dielën Gjermaninë, duke shkaktuar anulimin e shtyerjen e nisjeve të trenave dhe aeroplanëve, sidomos në perëndim të vendit.

Policia ka bëtrë të ditur se një shofer 47-vjeçar ka vdekur pasi që mbi makinën e tij ka rënë një dru në Bestvig, rreth 100 kilometra në verilindje të Kelnit, trasmeton AP.

Kompania hekurudhore Deustche ban ka njoftuar se ka ndaluar qarkullimin regjional, si dhe trenat në distanca të gjata në krahinën e Rajnë-Vestfalisë, sepse disa linja janë ndërprerë nga drunjtë të cilët kanë rënë në binarë.

Disa fluturime nga aeroporti i Frankfurtit, me të madhin në vend, janë anuluar. Dy aeroplanë të cilët kanë fluturuar drejt aeroportit Keln-Bon janë riorinetuar shkaku i erës së fuqishme.
Kopshet Zoologjike në Dortmund, Vupertal e Harn janë mbyllur për shkaqe sigurie, ndërsa në Duisburg është rrëzuar një vinç, i cili pjesërisht ka përfunduar në lumin Rajna.

Shërbimi meteorologjik ka tërhequr vërejtjen të dielën për pjesë të mëdha të Gjermanisë perëndimore e qendrore, duke parashikuar goditje të erës edhe deri në 120 km/h, ndërsa sot priten reshje bore.

Komento: